Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari Xhafer Tahiri priti ambasadorin e OSBE-së Ian Brathu

    24/05/2018 | 18:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Ian Brathu ka qëndruar sot në qytetin e Vushtrrisë ku është pritur nga kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri dhe drejtuesit tjerë të Komunës.

    Drejtuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, norvegjezi Brathu ka vlerësuar shumë të rëndësishme transparencën e Komunës së Vushtrrisë në përgjithësi, që komuna të jetë më e hapur në punën e saj dhe ti shërbej sa më mirë qytetarëve të saj.

    Në bazë të monitorimeve nga ekipet e OSBE-së, Vushtrria është ndër komunat lidere në Kosovë për sa i përket transparencës, si në fushën e publikimit të dokumenteve dhe në aspektin e buxhetimit, që është një segment shumë i rëndësishëm për një institucion të besueshëm te qytetarët. Prandaj OSBE është e interesuar të përkrah dhe ndihmoj me projekte forcimin e Komunës së Vushtrrisë dhe institucioneve të saja.

    Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, e ka informuar ambasadorin e OSBE-së për zhvillimet në Vushtrri, e me theks të veçantë në përpjekjet që po bëjnë institucionet komunale në krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe krijimit të kushteve për investitorë. Tahiri po ashtu ka falënderuar ambasadorin Brathu, i cili edhe në të kaluarën në cilësinë e ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë ka ofruar mbështetje të çmuar për Vushtrrinë dhe qytetarët e sajë.

    Në këtë takim është folur edhe për barazinë gjinore dhe përkrahjen e grave, përfaqësimit të serbëve në institucionet lokale në Vushtrri, si dhe për shërbimet që u ofrohen qytetarëve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.