Në përkujtim të 19 vjetorit të rënie së martirëve, sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë e organizuar nga Komuna e Vushtrrisë në fshatin Studime, raporton portali Veriu.info.
Kjo ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 2 maj të vitit 1999, kur forcat serbe u kishin marrë jetën 116 civilëve të pambrojtur që ishin në kolonë drejtë qytetit të Vushtrrisë.
Pjesëmarrje e kryeministrit Haradinaj në shënimin e kësaj dhembje të madhe është konfirmuar nga Zyra e kryeministrit Haradinaj./Veriu.info/