Kanë mbetur më pak se dy ditë në sfidën që ekipi vushtrrias do të zhvillojë ndaj Flamurtarit.
Për të përkrahur ekipin ekziston një mobilizim i gjithëanshë i tifozëve dhe qytetarëve të ndryshëm, me ç’rast ekipi vendas ka shpalosur një transperentin në muret e Kalas së qytetit me parullën “Krejt n’Drenas”.
Janë organizuar edhe autobusë për të udhëtuar në Drenas. Këta autobusë do të jenë në dispozicion për qytetarë e tifozë.