Qytetarë të shumtë i janë bashkangjitur krerëve institucional të Vushtrrisë dhe atyre të Bashkësisë Islame në Vushtrri në një iftar të shtruar KBI e Vushtrrisë.
Në një video të postuar në llogarinë e një prej drejtorëve komunal të Vushtrrisë shihen qytetarë të shumtë që bëjnë iftar së bashku në palestrën sportive “Jeton Tota”.
Në këtë iftar kanë qenë dyert e hapura për të gjithë besimtarët myslimanë të Komunës së Vushtrrisë.