Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka shpallur tenderin për përzgjedhjen e bankës, e cila do të ju mundësojë dhënien e kredive për agrobiznese dhe biznese vushtrriase, transmeton portali Veriu.info.
Drejtori i ekonomisë e bujqësisë, Miran Halili thotë se qëllimi i kësaj kredie është zhvillimi i agro-bizneseve dhe krijimi i vendeve të reja punës. Ai thotë se përparësi në marrjen e kredive do të ken agro-bizneset me pronare femra dhe të rinj.
Afati i kthimit të kredisë është 36 muaj me grejsë periudhë 6 mujore. Mbulimi i normave të interesit bëhet nga Komuna e Vushtrrisë. Mjetet për mbulimin e interesit janë 100 mijë Euro.
Drejtori Halili bënë të ditur se sapo të bëhet përzgjedhja e Bankës, nga Zyra e prokurimit do të publikohen formularët për aplikim./Veriu.info/