Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kjo është lidhja në mes të depresionit dhe aftësisë njohëse

    30/05/2018 | 17:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një studim i ri, i botuar në revistën “Psychological Medicine”, raporton një lidhje midis depresionit dhe plakjes së përshpejtuar të trurit.

    Depresioni mund të ndikojë në cilindo, në çdo fazë të jetës së tyre. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 1 në 6 vetë në Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë depresion në një moment në jetën e tyre.

    Shkencëtarët nuk e dinë shkakun e saktë të depresionit, por shumë besojnë se është një kombinim i faktorëve psikologjik, gjenetik, biologjik dhe mjedisor, transmeton Indeksonline.

    Disa faktorë të rrezikut tashmë janë të njohur; për shembull, të kesh të afërm të cilët kanë pasur depresion, përjetimi I ngjarjeve traumatike, kalimi nëpër një ndryshim të madh jetësor dhe përdorimi I alkoolit ose drogës.

    Depresioni dhe çmenduria

    Më parë, shkencëtarët kanë identifikuar një lidhje në mes të depresionit dhe një rritjes së rrezikut të çmendurisë në fazat e më vonshme të jetës.

    Një studim i publikuar së fundmi zbuloi se njerëzit me depresion kishin 83 për qind rritje të rrezikut për tu përballur me çrregullime mendore në krahasim me njerëzit që nuk kishin depresion.

    I njëjti studim gjithashtu zbuloi se njerëzit që kishin depresion dhe diabet të tipit 2 ishin në rrezik edhe më të lartë të zhvillimit të demencës, me 117 për qind rritje të rrezikut në krahasim me njerëzit që nuk kishin këtë gjendje./Indeksonline/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.