Fitorja e Xhafer Tahirit ritkheu LDK-në në Vushtrri pas 10 vitesh jashtë pushtetit komunal të Vushtrrisë.
E karakterizuar me një fushatë interesante të dy kandidatëve, Ferit Idrizi dhe Xhafer Tahiri, fitorja e së cilit do të konsiderohej një fitore cilësore marrë parasysh edhe vet cilësitë e kandidatëve.
Votat përcaktuan që në balotazh të triumfonte Tahiri i LDK-së, e menjëherë pas lajmit, shpërtheu festa në shtabin zgjedhor të LDK-së si dhe qytetarë të shumtë që iu bashkangjitën asaj në sheshin e Vushtrrisë.
Ne do të rikthejmë akprepat pas dhe do të shohim se si festohej fitorja e kandidatit të LDK-së në balotazh, një video të cilën keni mundësi ta shihni në vijim.