Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Katër efektet shëruese që i sjell agjërimi gjatë Ramazanit

    11/05/2018 | 16:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vëzhguar me sukses pastrimi shpirtëror të Ramazanit për mijëra vjet, tani shkencëtarët më eminentë të botës tregojnë vazhdimisht edhe për efektet shëruese që i sjell agjërimi në shëndetin tonë.

    Agjërimi jua forcon trurin

    Nuk ka dyshim se do t’i vëreni edhe vet efektet pozitive që agjërimi i sjell në mirëqenien tuaj mendore dhe fokusin shpirtëror, por efektet e agjërimit në tru janë edhe më drastike nga ç’mendoni, transmeton Telegrafi.

    Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka konstatuar se fokusi mendor që arrihet gjatë Ramazanit e shkakton trupin të prodhojë më shumë qeliza të trurit, dhe rrjedhimisht e përmirëson funksionin e tij.

    Gjithashtu ju keni edhe zvogëlim të kortizolit – hormon i stresit.

    Agjërimi ju ndihmon të hiqni dorë nga shprehitë e këqija

    Për shkak se do të jeni duke agjëruar gjatë ditës, Ramazani është periudhë e përsosur për të hequr dorë nga shprehitë e këqija. Shprehitë si tymosja e duhanit apo konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer mund t’i largoni shumë lehtë përmes agjërimit sepse trupi gradualisht mësohet me mungesën e tyre derisa ta keni hekur krejtësisht varësinë.

    Kolesterol më të ulët

    Të gjithë e dimë se humbja e peshës është një nga efektet fizike që i ka agjërimi. Por, veç kësaj, një ekip i kardiologëve nga Emiratet e Bashkuara ka konstatuar se personat që agjërojnë përjetojnë reduktim të kolesterolit në gjakun e tyre.

    Kolesteroli i ulët e përmirëson shëndetin kardiovaskular.

    Detoksikimi i trupit

    Përveç se agjërimi i ndihmon besimtarët ta pastrojnë vetën shpirtërisht, ai gjithashtu është fantastik edhe për detoksikimin apo pastrimin e trupit. Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi fillon ta detoksikojë veten dhe i largon toksina e dëmshme që mund të gjenden në depozitat e yndyrës. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.