E Paraparë të rindërtohet dhe rinovohet, sot kanë filluar edhe punimet për rrënimin e një pjese të Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.
Deri më tani nga pamjet e siguruara mund të shihet se një pjesë e saj veçse është rrënuar, gjerësa rruga afër saj mbetet e bllokuar për qarkullim veturash.
Poashtu edhe disa operator kabllor sot kanë pasur probleme si rezultat i largimit të kabllove gjatë rrënimit.