Duke filluar nga muaji Maj 2018, në rrjetin e dyqaneve NEPTUN mund të aplikohet për kredi që aprovohen brenda 30 minutave përmes IuteCredit.
Kompania IuteCredit përmes këtij bashkëpunimi ka për qëllim të ofrojë mundësi të ndryshme për blerjen e artikujve të ndryshëm elektroshtëpiak. IuteCredit njihet si institucion lider në fushën e mikrokredive të shpejta dhe të thjeshta.
IuteCredit ofron mundësi për konsumatorin që të marrë një mikrokredi në kohë rekord dhe pa burokracitë që kushdo i ndeshë në çdo institucion bankar ose financiar tjetër në Kosovë.
Nevojiten 30 minuta për të përfunduar të gjithë procesin dhe për të realizuar menjëherë blerjen në një nga 9 dyqanet e NEPTUN.
Si përfundim, nuk keni nevojë më të prisni ditë të tëra për plotësimin e dokumentacionit tuaj, mjafton të keni kartelën e identitetit kur vizitoni dyqanet e NEPTUN dhe shuma e kërkuar do të ju aprovohet brenda disa minutave.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të përfitojnë nga mundësi të tilla të pagesës. Aplikimi zgjat vetëm 5 minuta dhe aprovohet brenda 30 minutave deri në shumën 1,200€ me kohëzgjatje deri në 12 muaj.
Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të provoni eksperiencën tuaj me risitë dhe favorizimet që sjellë IuteCredit dhe NEPTUN në tregun kosovar. Ajo çka do të merrni në këmbim nuk do të jetë vetëm një shumë të hollash por dhe plotësimi i dëshirave dhe kërkesave tuaja.
Problemet tuaja financiare tashmë e kanë një zgjidhje. IuteCredit.