Hurmat kanë një spektër vlerash shëndetësore e nutritive dhe për këtë arsye thuhet se është pema më e shëndetshme e planetit. Thuaja s’ka sëmundje në të cilën nuk mund të ndihmojë hurma.
Burim i shkëlqyer i hekurit
Pacientët anemikë do të duhej të hanin sa më shumë hurme, meqë ato janë burim i shkëlqyer i hekurit. Rreth 100 gram hurma përmbajnë rreth 0,90 mg hekur, që është rreth 11 për qind të sasisë së nevojshme ditore.
Hekuri, si pjesë e hemoglobinës brenda rruazave të kuqe të gjakut, përcakton bartjen e oksigjenit në gjak. Më së shumti nevojë për hekur kanë fëmijët në pubertet dhe të shtatzënat.
Ndalin barkqitjen
Hurmat përmbajnë kalium, që është i dobishëm për ndaljen e barkqitjes. Përveç kësaj, hurmat ndihmojnë që flora e kuqe e zorrëve të përtërihet sa më shpejt. Duke marrë rregullisht hurma do t’iu lehtësoni zorrëve të krijojnë baktere të mira.
Ilaç për jashtëqitje të fortë
Ashtu siç ndalin barkqitjen, hurmat mund të ndihmojnë që ushqimi të tretet më shpejt e më lehtë. Është e nevojshme të merren disa hurma dhe ato të vendosen në ujë të pastër.
Gjatë natës hurmat lëshojnë lëngun e vet, që është laksativ i shkëlqyeshëm , që stimulon zorrët e plogështa. Në ShBA hurmat paketohen fabrikisht në shishe të vogla në formë ilaçi dhe jepen për kapsllëk.
Rregullojnë peshën e trupit
Për shkak të përmbajtjes së lartë të materieve ushqyese, hurmat krijojnë të njeriu ndjenjën ngopjes dhe ndihmojnë uljen e peshës. Nëse i hani hurmat kur keni stomakun e zbrazët, ato rregullojnë punën e zorrëve dhe organizmit i japin sheqerin e nevojshëm.
Hurmat nuk kanë kolesterol, por përmbajnë mjaft sheqer, kështu që nga konsumimi i tepruar i hurmave do të mund të trasheni. Një kilogram hurma përmban rreth 3.000 kalori, që përbën minimumin e nevojave ditore të njeriut që është aktiv gjatë gjithë ditës.
Ulin kolesterolin
Hurmat kanë aftësinë për të ulur nivelin e LDL-së, kolesterolit të keq në trup. Prandaj është ushqim i veçantë për njerëzit me kolesterol të lartë, që shkakton shtresa yndyrore në arterie , të cilat krijojnë droçka gjaku dhe sëmundje të tjera të zemrës.
Forcojnë zemrën
Personat me zemër të dobët mund ta përdorin këtë pemë të jashtëzakonshme. Në mbrëmje hurmat të futen në ujë me fara.
Në mëngjes farërat të largohen nga hurmat, të bluhen mullirin përkatës bashkë me ujin në të cilin kanë qëndruar gjatë natës. Ky ilaç natyral të konsumohet disa herë gjatë ditës për ta forcuar zemrën.
Ulin tensionin e zemrës
Hurmat janë ushqim shumë i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i zemrës. Arto përmbajnë sasi shumë të vogël natriumi, ndërsa janë të pasura me kalium.
Një porcion standard prej pesë ose gjashtë hurmash jep rreth 80 miligram magnez, mineral esencial që kontribuon për zgjerimin e enëve të gjakut. Hulumtimet kanë treguar se 370 mg magnez në ditë mund të ulion tensionin e gjakut.
Mbrojnë nga ataku në tru
Një nga përparësitë kryesore të hurmave është aftësia e tyre për rregullimin e punës së sistemit nervor, në saje të përmbajtjes së pasur të kaliumit. Hulumtimet kanë treguar se marrja e një sasie të madhe kaliumit (rreth 400 mg) mund të zvogëlojë rrezikun nga ataku në tru për 40 për qind.
Rrisin qëndrueshmërinë seksuale
Një kalavesh hurma të zhytet në qumështin e dhisë dhe të lihet të qëndrojë gjatë natës. Në mëngjes hurmat bashkë me qumështin i përzieni me mikser, i shtoni mjaltë me kardam (lloj mëlmese).
Këtë lloj shurupi mund ta përdorin personat e të gjinive, meqë ai forcon trupin dhe nivelin e energjisë. /Telegrafi/.