Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hoxhaj: Ukraina ta njohë Kosovën

    18/05/2018 | 12:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore “Përvojat e Ballkanit, mësime për Ukrainën”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Hoxhaj tha se Ukraina duhet të mësojë nga përvojat e Ballkanit, meqë ka pasur modeled he zgjidhje të ndryshme. Mirëpo, Ukraina duhet t’i inkorporojë këto mësime në gjetjen e zgjidhjeve të vecanta, meqë situatat janë të ndryshme dhe të pakrahasueshme me njëra tjetrën.

    “Ne jemi krenarë me procesin e shtet-ndërtimit tonë. Jemi shembull në integrimin e komunitetit serb në nivel qëndror dhe lokal, duke u dhënë të drejta që nuk krahasohen me asnjë komunitet pakicë në Evropë”, ka thënë Hoxhaj, raporton Telegrafi.

    Zëvendëskryemnistri është ndalur tek njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Ukrainës e cila ende nuk ka ndodhur.

    “Paqja dhe dialogu në Ukrainë janë të rëndësishme edhe për paqen në Ballkan. Kosova është sjellë me qartësi strategjike duke dënuar ngjarjet e marsit të vitit 2014 dhe ka vendosur sanksione kundër Rusisë, duke iu bashkëngjitur aleatëve perëndimor. Përkundër kësaj, Ukraina deri më tani nuk e ka njohur Kosovën, por është fshehur duke hezituar të marrë qëndrim. Njohja e Kosovës nga Ukraina është në interes të të dyja vendeve”, ka deklaruar Hoxhaj në Kroaci.

    Hoxhaj foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi,duke thënë se për Kosovën ka një qëllim nga ky dialog, dhe ai qëllim është njohja e ndërsjellët. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.