Me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit, një furrë buke në Vushtrri do të ofrojë bukë pa pagesë për familjet skamnore.
Kjo iniciativë vjen pas gatishmërisë së bashkatdhetarëve në Gjermani të cilët kanë vendosur të paguajn bukën për familjet që nuk kanë mundësi të paguajn bukën gjatë këtij muaji. Kështu ka njoftuar drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Vushtrri, Sylejman Meholli, përnes llogarisë së tij në Facebook.
“Ata (bashkëatdhetarët tanë në Gjermani) kanë vendosur të paguajnë bukën për të gjitha ato familje që nuk kanë mundësi ta paguajn buken gjatë këtij muaji”, ka thënë ndër të tjera Meholli.
Për më shumë lexojeni postimin e Mehollit:
Të dashur miq, të dashur qytetarë të Vushtrrisë!
Urime muaji i shenjët i Ramazanit! Zoti na e lehtësoftë agjerimin dhe na e pranoftë agjerimin e devotshmërin gjatë këtij muaji.
Muaji i Ramazanit në Komunën tone, pritet me një traditë, respekt e solidaritet të veçant.
E tillë është edhe iniciativa e bashkëatdhetarëve tanë nga Gjermania të cilët përmes një miku të tyre më lutën të njoftojë se:
“Ata (bashkëatdhetarët tanë në Gjermani) kanë vendosur të paguajnë bukën për të gjitha ato familje që nuk kanë mundësi ta paguajn buken gjatë këtij muaji”. Në foto gjeni furrën ku mund të furnizoheni e cila gjendet afër shkollës “Naim Frashëri”.
Falemnderit diasporë që ishit dhe vazhdoni të jeni krahu më i fuqishëm i humanitetit për vendin tonë!
Me Respekt
S.M./Vizioni.info/