Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në Mitrovicën Jugore ku si pasojë janë lënduar tri femra, njofton “Zëri.Info”.
Sipas Policisë së Kosovës një femër nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës me ç’rast ka shkaktuar aksident trafiku.
“Raportohet se e dyshuara femër K-Shqiptare deri sa ishte duke drejtuar automjetin nga pakujdesia humb kontrollin dhe del jashtë rruge me ç’ rast shkakton aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tri pasagjere viktima femra K-Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor e më pas janë liruar”, thuhet në njoftim./ZËRI/.