Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gabimin më të madh që mund ta bëni gjatë intervistës së punës

    03/05/2018 | 16:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Keni aplikuar në një vend pune, keni pranuar një telefonatë ku ju kanë ftuar për intervistë të punës, pastaj keni shkuar në intervistë.

    Intervista ka shkuar mirë – të paktën kështu keni menduar. Por, në fund ka rezultuar se nuk jeni pranuar në punë!

    Kjo ka mundur të jetë thjesht sepse ka qenë një kandidat tjetër më i kualifikuar sesa ju – ose, ndoshta, ia keni bërë vetes gropën pa e ditur fare, transmeton Telegrafi.

    “Unë shpeshherë shoh kandidat shumë të mirë të cilët e humbin veten në detaje të vogla – dhe nuk e vërejnë se janë duke e humbur audiencën”, thotë Judith Janssens, drejtoreshë e Burimeve Njerëzore për organizatën GPO në Holandë.

    Por humbja në detaje nuk është i vetmi problem, pasi që kandidatët shpeshherë e kanë shprehi edhe ta përmendin një pjesë të CV-së së tyre gjatë intervistës.

    Normalisht se këtë duhet ta bëni, thotë Janssens, por duhet ta bëni në kohën e gabuar.

    Fillimisht, nëse intervistuesi iu ka pyetur diçka, përgjigjuni e pastaj gjejeni mënyrën se si ta lidhni përgjigjen tuaj me temën të cilën dëshironi ta përmendni.

    Por, çfarë nëse assesi nuk mund të tregoni një karakteristikë tuajën të cilën mendoni se ata patjetër duhet ta dinë?

    “Nëse deri në fund të intervistës nuk e keni pasur rastin ta theksoni një karakteristikë tuajën specifike të cilën e vlerësoni si diçka që intervistuesit patjetër duhet ta dinë për ju, atëherë duhet të krijoni pak hapësirë për veten.

    Mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është kështu: ‘Unë gjithashtu dua t’ju tregoj se…’. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.