Fotoreporteri i KF Vushtrrisë, Besnik Bajrami i fton të vushtrrinalitë që ta mbështesin klubin e tyre në ndeshjen me KF Flamurtarin, përcjell RadioVala.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Vushtrrias që ditën e Mërkurë të jenë në Drenas për të përkrah KF Vushtrrinë në ndeshjen e barazhit për inkuadrimin në Super Lige”, thotë Besnik Bajrami në mesazhin e tij drejtuar sportdashësve në Vushtrri.
Ndeshja do të luhet me 23 Maj 2018, me fillim në ora 16:00 në Drenas.