Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    FAMILJA NUK E DIN KUR DO T’I KTHEHET TRUPI KOSOVARIT I CILI U GJEND I DJEGUR NË SHQIPËRI

    07/05/2018 | 16:13
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Xhafer Osmani, nga fshati Pestovë i Vushtrrisë, në fund të muajit prill, ishte nisur për një udhëtim në Shqipëri. Por, gjashtë ditë më vonë (më 5 maj), policia shqiptare në Fushë-Krujë kishte gjetur një veturë të djegur brenda së cilës ndodhej edhe një trup i pajetë dhe i djegur, që dyshohet të jetë i 57-vjeçarit nga Vushtrria. Ai dyshohet se fillimisht është torturuar ose është vrarë dhe më pas bashkë me veturë u është vënë zjarri

    Mediat në Shqipëri, atje ku janë gjetur trupi i djegur bashkë me veturën e Xhafer Osmanit, kanë njoftuar se krimi mendohet të ketë lidhje me raportet intime mes viktimës dhe një femre.

    Një bashkëfshatar i Xhaferit tha se ai nuk ishte i martuar.

    Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e familjes Osmani nga Pestova e Vushtrrisë, por ata kanë refuzuar të tregojnë për momentin e fundit me të dhe arsyen që Xhaferin e kishte çuar të udhëtonte në Shqipëri.

    Edhe pse dyshohet se trupi i pajetë është i Xhafer Osmanit, vendimtare do të jenë rezultatet e ADN-së. Në pritje të rezultateve është edhe komplet familja Osmani, ata ende nuk kanë hapur të pame për Xhaferin.

    Vdekja dhe rrethanat misterioze në të cilat u gjend Xhafer Osmani vazhdon të jetë e mjegullt edhe për familjen. Madje ata nuk e dinë as kur do të kthehen mbetjet mortore për ta kryer ceremoninë e varrimit.

    “Çka dini ju dimë edhe ne, nuk dimë asgjë me të tregu drejt”, tha njëri nga vëllezërit e Xhaferit.

     

    “Na çka po nijmë në media, ma shumë po dinë të huajt se tontë”, shtoi një anëtar tjetër i familjes Osmani.

    Ai tha se nuk e kanë hapur ende të pamën deri të marrin rezultatin e ADN-së.

    “As karrige s’kemi qit se hala s’po e dimë 100 përqind që është Xhaferi”, thotë vëllai i tij duke refuzuar të rrëfejë më shumë për rastin.

    Sidoqoftë, Xhafer Osmani është gjetur i djegur në veturë mesditën e ditës së shtunë në fshatin Derven të Fushë-Krujës në Shqipëri. Në vendin e ngjarjes janë parë copa eshtrash të njeriut të djegur.

    Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitin. Zahiti tha se më 4 maj familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person që ka identitetin e njëjtë me trupin e pajetë që u gjend në Fushë-Krujë.

    “Më 4 maj, në orët e vona dikush nga familjarët e ka raportuar si të zhdukur në polici një person dhe të shtunën e kanë gjetur në Fushë-Krujë, dyshohet që bëhet fjalë për personin e njëjtë”, tha Zahiti për Express.

    Xhafer Osmani kishte dalë nga shtëpia më 29 prill, ndërsa më 5 maj ishte gjetur i vdekur.

    Ekspertiza pritet të konfirmojë edhe nëse viktima është vrarë me armë apo me mjete të tjera, para se t’i vihej flaka.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    • Kuvendi mblidhet në 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.