Kanë vazhduar dhe sot polemikat për rrënimin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”.
Këtë herë ka qenë Zyrtari për Protokoll në Komunën e Vushtrrisë, Fadil Bahtiri, ai i cili i ka reguar ish-drejtoreshës Shpresa Rama, e cila dje hodhi kritika për atë që ajo e quan mosmbajtje të premtimit nga kryetari Tahiri.
Një reagim të plotë të Zyrtarit për Protokoll në Komunën e Vushtrisë, Fadil Bahtiri, mund ta gjeni në vijim.
E nderuara Rama, lexova me vëmendje prononcimin tuaj në rrjete socjale dhe hasa në entuazmin tuaj. Hasa dhe në kënaqësinë tuaj për rrënimin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”. Si dhe hasa “atë” mburrjen tuaj me këtë veprim!!!. U shqetësova me këtë që hasa tek ju. Si paska mundësi nga nje femër(qikë) e re të infektohet për at kohë se ishe pjesë e qeverisë së PDK-së që të ushtrohesh e mësohesh vetëm e vetëm për të prishur e rrënuar çdo gjë ekzistuese që është dhe që është identifikuese për Vushtrrinë-qytetin me plotë jetë brenda saj. Politika nuk është dhunë e nderuar, e as për të shkatërruar. Andaj të keqkuptuar e mësuar në politikë. Të sugjeroj t’i rikthehesh LDK-së, sepse ndryshe do të stërvitesh politikish. Ne bëjmë politikë paqësore dhe kemi vëmendje në politika ideore!
E nderuar, mendoj se ti sot është dashtë të turpërohesh për dëshpërimin e qytetarëve për rrënimin e Qendrës së Kulturës. Kjo për dy arsye:
1. Je pjesë e njerëzisë së Tokës, dmth. posedon ndjenja dhe,
2. Je anëtarë e popullësisë së qytetit tonë. Përkundrazi vet Ti je agente e shkatërrimit të Qendrës Historike Kulturore. Andaj të sugjeroj të kesh kujdes në çka prononcohesh para qytetarëve!
Gjatë kohës që ishe drejtoresh, është dashur, të ndërmerrni masa për t’i bërë një analizë të qëndrueshmërisë së objektit para se të bëni garat me politikajt tuaj për rrënim (përfitim), sepse ju (partia juaj) i keni bërë gati te gjitha procedurat për rrënimin e objektit, procedura këto të cilat për t’i ndryshuar, duhet ndoshta edhe kohë e gjatë dhe me kosto të lartë, andaj dhe vlerësuam që më mirë të veprohet kështu më mënyrë që të moniterohet në përgjithësi ndërtimi i objektit e të bëjmë diçka të ngjashme me të kaluarën…
Dëgjova që e keni venue që kishin kontakt e debate me qytetarë. Nuk di pse ka mungesë ndërgjegjeje, të bëheni të sinqertë e të tregoni qëllimim tuaj vetëm e vetëm për t’i njoftuar qytetarët se Qendra Historike “Hasan Prishtina” është vendosur të rrënohet dhe disa individë apo kompani keni për të përfituar.
Të siguroj që asnjë qytetarë që ndjenë vlerën e kulturës së qytetit nuk janë pjesë e thashethëmeve tuaja. Më duhet të cek që ju e “nderuar” nuk kishit qëllimime ruajtjes së vlerave kulturore. Por vetëm që të përfitoni nga frima private komunale për ta shndërruar atë në biznese private.
Është fakt se ne kemi vazhduar projektin tuaj që ky rrënim t’i bëhet Qendrës Historike “Hasan Prishtina”, kjo për arsye që nuk kishit lënë alternativë tjetër të ta ndryshuar. Por, mos t’harroj të cek që kemi shpëtuar nga ky rrënim Qendrën Historike “Hasan Prishtina” dhe e kemi larguar në plotësi projektin për ndërtim të banesave të planifikuar nga partijaket tuaj!
Hasa dhe në shprehjen “shijone pushtetin” Mos të lutem. Kujdes fjalorin dhe ruaje ndërgjegjien. Sepse pushteti nuk është shijim por obligim. Është përgjegjësi para Zotit. Kjo arsye e mjaftueshme që ego nuk ka vend në politikën e kryetarit dhe kryesimit të tij.

