Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shqiptarëve të veriut u kërkohet leje për rindërtimin e shtëpive

    22/05/2018 | 12:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bashkim Cimili, zëvendëskryesues i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, i tha “Zërit” se Zyra Administrative e Kosovës në veri, e cila udhëhiqet nga Adriana Hoxhiq, i dërgon inspektorët dhe ua ndërprenë punën shqiptarëve që tentojnë t’i rindërtojnë shtëpitë, siç ka ndodhur rasti i fundit në lagjen “Kroi i Vitakut”

    Bashkim Cimili, zëvendëskryesues i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se shqiptarët e veriut të Mitrovicës janë të vetmit në Kosovë të cilëve u kërkohet leje për rindërtimin e shtëpive të tyre të djegura dhe të rrënuara gjatë luftës dhe pas luftës.

    Cimili tha gjithashtu se shqiptarëve të dëbuar nga veriu i Mitrovicës nuk po u lejohet të kthehen në banesat e uzurpuara në ndërtesat kolektive.

    “Edhe më tutje po mbahen të uzurpuara mbi 400 banesa të shqiptarëve në veri të Mitrovicës nëpër ndërtesa kolektive. Janë mbi 250 shtëpi të djegura që ende nuk janë rindërtuar. Shqiptarët e veriut të Mitrovicës janë të vetmit banorë të Kosovës të cilëve u kërkohet leja për rindërtim të shtëpive të tyre, edhe pse ata nuk janë aspak fajtorë pse u janë djegur shtëpitë. Pra Zyra Administrative e Republikës së Kosovës në veri, që në fakt është një komunë, është ajo që i dërgon inspektorët për ndërprerjen e punimeve të rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve, siç është rasti i fundit kur shqiptarët tentuan të punojnë për rindërtimin e 6 shtëpive në lagjen ‘Kroi i Vitakut’. Mjetet dhe materiali kanë qenë të siguruara nga Fondi ‘Ndihmo edhe ti’, që është një fond humanitar”, i tha “Zërit” zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut Bashkim Cimili….

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.