Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Disa nga punët më stresuese

    31/05/2018 | 17:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Stresi është sëmundje e kohës moderne, ndërsa shkaqet janë të lidhura me punën dhe mënyrën e jetesës.

    Nëse nuk e keni ditur, ekziston lista e punëve më stresuese të cilat mund të jenë shkak i depresionit.

    1. Punëtorët social

    Kjo punë e vështirë lidhet me realitetin e ashpër të botës në të cilën jetojmë. Besojmë që nuk është befasi për ju që puna me fëmijët e keqtrajtuar dhe me familjet në skaj të ekzistencës mund të jetë mjaft stresuese dhe depresive. Puna me njerëz të cilët kanë nevojë për shumë kujdes është me të vërtetë punë e vështirë që kërkon shumë sakrificë.

    2. Punëtorët shëndetësorë

    Mjekët, terapeutët dhe infermieret po ashtu punojnë një nga punët më stresuese. Këto profesione kërkojnë shumë sakrifica dhe koncentrim maksimal në punë. Pasi që jetët e shumë njerëzve janë pikërisht në duart e tyre, mundemi vetëm të paramendojmë barrën e një përgjegjësie të tillë.

    3. Puna në shtëpitë e të moshuarve, të njerëzve të pafuqishëm dhe fëmijëve jetimë

    3. Puna në shtëpitë e të moshuarve, të njerëzve të pafuqishëm dhe fëmijëve jetimë

    Një ditë pune tipike në shtëpinë e të moshuarve lidhet më së shpeshti me njerëzit e sëmurë dhe të palëvizshëm, të cilët kërkojnë shumë kujdes dhe durim që është më stresuese se vetë puna fizike. Puna me fëmijë, sidomos me fëmijët jetimë, të cilët kanë nevojë për kujdes, na i hap sytë për botën e padrejtë dhe mizore në të cilën jetojmë, çka po ashtu mund të jetë shumë depresivë.

    4. Kamerierët në restorante

    Personeli i restorantit, veçanërisht kamerierët kanë paga të vogla dhe shumë eprorë të cilët gati çdo minutë u thonë se çka duhen të bëjnë. Puna me njerëz në përgjithësi mund të jetë shumë stresuese sepse njerëzit me të vërtetë mund të jenë të vrazhdë dhe të pamatur.

    5. Puna në arsim

    Punët e lidhura me edukim dhe arsimim janë mjaft stresuese, veçanërisht nëse bëhet fjalë për punën me adoleshentë dhe prindërit e tyre, prandaj janë klasifikuar mu në majë të punëve më depresive. Puna kërkon shkallë të lartë të koncentrimit, ekzistojnë shumë rregulla dhe kufizime dhe shpesh obligimet e punës kryhen gjatë tërë ditës, që do të thotë edhe në shtëpi.

    6. Artistët, argëtuesit, shkrimtarët dhe gazetarët

    Punët të cilët kërkojnë kreativitet në fakt janë shumë jostabile, dhe përveç kësaj edhe shumë stresuese. Lufta e vazhdueshme për ekzistencë, puna pa orar dhe honorarët që nuk vijnë në kohë çojnë në depresion, ndërsa mënyra e çrregullt e jetës e përkeqëson edhe më shumë këtë atmosferë të trazuar pune.

    7. Financat dhe kontabiliteti

    Paraja dhe stresi gjithmonë shkojnë bashkë. Shuma të madha të parave çdo ditë kalojnë nëpër duar të këtyre njerëzve të cilët duhet ta dinë mirë çka dhe si veprojnë sepse edhe gabimi më i vogël mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Stresi në këtë punë është i pashmangshëm sepse përveç presionit të punës ekziston dhe presioni i eprorëve të cilët presin vetën rezultate të mira. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.