Zoran Vukotiq u shpall fajtor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për krime lufte kundër popullsisë civile.
Për pikën e akuzës që e ngarkon, atë me torturë të civilëve shqiptarë që mbaheshin në Burgun e Smrekonicës, ndërmjet 3 majit 1999 dhe fillimit të qershorit 1999, Vukotiq u dënua me 6 vjet e 6 muaj burgim.
Por kjo gjykatë e liroi Vukotiqin nga pika e parë e akuzës, që e lidhte atë me sulmin ndaj konvojit të civilëve shqiptarë ndërmjet 2 e 3 majit, në Studime të Vushtrrisë.