Muaj më parë kishte nisur sanimi i rrugës regjionale Vushtrri-Mitrovice ku mbi asfalt ishte hedhur zhavor, kjo mënyrë e punës nxiti edhe reagimin e banorëve.
Edhe sot banorë të kësaj pjese ballafaqohen me dëmtimet në rrugë të cilat po e vështirësojnë komunikacionin në këtë pjesë.
Nga komuna e Mitrovicës kanë thënë se kjo rrugë nuk është në kompetencë të tyren, ndërsa Ministria e Infrastrukturës ka thënë se pas procedurave të tenderimit do të sanohet gjendja.