Biznesmen nga shteti i Iowa i SHBA-së, kryetari i qytetit Norwalk Tom Philips dhe anëtarë të Këshillit të atij qyteti, sot kanë vizituar kompaninë ‘Pestova’ që merret me kultivimin e patateve dhe përpunimin e tyre, me të cilat përveç tregut kosovar eksporton edhe jashtë vendit, raporton portali Veriu.info.
Bashkë me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, biznesmenët dhe politikanët amerikanë nga drejtuesit e kompanisë ‘Pestova – Vipa Çips’, janë informuar me punën që bëhet në kultivimin e patates.
Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë⤵⤵⤵)
‘Patatja është i vetmi produkt me të cilin Vushtrria dhe Kosova në përgjithësi i plotëson plotësisht nevojat për konsum vendor por edhe eksportohet jashtë vendit, duke përfshirë edhe vendet e Bashkimit Evropian’, ka thënë, Agran Halimi menaxher i prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit në kompaninë ‘Pestova – Vipa Çips’.
Nga ana tjetër biznesmen e politikan nga shteti Iowa i SHBA, e cila është shumë e njohur për bujqësi të zhvilluara dhe ferma shumë të mëdha, janë interesuar për procesin e kultivimit të patates por edhe përpunimin e saj në produkte tjera. /Veriu.info/