Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Birrat e Kosovës të kërkuara në SHBA

    11/05/2018 | 14:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Oda Ekonomike Amerikane ka organizuar konferencë për media lidhur me bashkëpunimin Kosovë-Iowa nga viti 2013 e deri më tani, me ç’rast u tha është ndër bashkëpunimet më të mëdha dhe aktive.

    Drejtori i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se ky partneritet i jashtëzakonshëm, i cili do të sjellë rezultate edhe më të mëdha vitet e ardhshme. Komandanti i Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr, bëri të ditur se deri më tani kanë 77 partneritete, ku ky i fundit me Kosovën, është më i rëndësishmi.

    “Tani kemi Iowan dhe Kosovën si të tëra, jo vetëm partneritet ushtarak. Jam shumë i kënaqur me atë që kam parë këtë vit”, tha ai.

    Ndërsa konsulli i Kosovës në Iowa, Xhavit Gashi, tha se bashkëpunimi i filluar fillimisht në nivel ushtarak, ka përfunduar me binjakëzimin e qytetarëve.

    Ai përmendi shitjen e verës Stine Castle në Iowa dhe tha se njerëzit atje janë të gatshme të japin hapësirat që të kenë ‘Princ Cafe-n’ atje.

    “Birra Peja është shumë e kërkuar në Iowa për shkak të shumë ushtarëve që kanë shërbyer në Kosovë”, tha Gashi.

    Sipas tij, pa edukim profesional në fushat ku tregu i punës ka nevojë, nuk ka as zhvillim ekonomik. Kryetarja ekzekutive e shteteve simotra të Iowa-s, Kim Heidemann, u shpreh se kjo marrëdhënie është duke u zgjeruar me 8 vende të ndryshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.