Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bahtiri: Rakiq nuk dëshiron ceremoni për hapjen e urës së Ibrit

    23/05/2018 | 10:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur rreth problematikave politike të kufijve administrativ në mes të dy komunave, veri-jug si dhe hapjes së urës së Ibrit.

    Bahtiri tha se sa i përket kufijve administrativ çdo gjë është e qartë dhe nuk do të ketë dialog rreth kësaj çështje.

    Edhe për hapjen e urës së Ibrit ai tha se problemi i vetëm qëndron tek mënyra e hapjes së saj.

    Sipas tij, Bashkimi Evropian (BE) dëshiron ta bëj hapjen me ceremoni ndërsa kryetari i Komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, dëshiron që ajo të bëhet pa ceremoni.

    “Nuk besoj që ka probleme politike për tu hapur ura. Mendoj që dëshira e BE-së është që hapja e urës të bëhet me ceremoni, e Rakiq dëshiron që ajo të bëhet në mënyrë normale. Nuk ka problem tjetër. Asnjë centimetër nuk mund ta marr veriu. Absolut jo sepse vendimmarrja e lartë në Prishtinë është pajtuar me mendimin tim dhe si e tillë ka përfunduar dialogu në mes të këtyre dy gjërave, urës dhe kufirit administrativ. Nuk dëshiroj as të ketë dialog në mes të këtyre dy çështjeve”, ka thënë Bahtiri. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.