Departamenti i Lojërave të Fatit dje në bazë të informatave të pranuara nga ana e qytetarëve ka ndërmarrë një aksion në komunën e Gjakovës, Suharekës dhe të Prizrenit, nën dyshimin se organizoheshin lojëra të fatit, pa leje nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
“Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë vizituar 7 lokale të lojërave të fatit, me ç’rast të gjitha lokalet e vizituara janë mbyllur. Nga të gjeturat në teren janë shqiptuar gjoba mandatare në vlerë 38,000 euro. Po ashtu, ndaj një personi që ka organizuar lojëra të ndaluara, do të procedohet ndjekje penale”, ka bërë të ditur ATK-ja.
Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë. /Telegrafi/.