Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, konkretisht në fshatin Mazgit.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se e dyshuara femër K-Shqiptare gjersa ka qenë duke drejtuar veturën Shkoda Fabia, për shkaqe të panjohura është vetë aksidentuar, shkruan Gazeta Alo.
Drejtuesja dhe tre pasagjer, dy fëmijë meshkuj K-shqiptar dhe një femër K-Shqiptare kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK.
Si pasoj e lëndimeve viktima femër ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion ,rasti shkon në procedurë të rregullt./ Gazeta Blic
Sqarim: Foto është vetëm ilustruese