Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Arrestohet burri që rrahu gruan e tij në Mitrovicë

    29/05/2018 | 17:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në orën 3:25 të datës 29 maj 2018, policia në Mitrovicë i është përgjigjur një informacioni për dhunë në familje.

    Siç njofton Policia, ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Beteja e Koshares” në Mitrovicë, ku njësitet policore takojnë viktimën e rastit femër e moshës rreth 37 vjeçare e cila ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj ku si pasojë kishte pësuar lëndime të dukshme trupore.

    Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë e më pas është dërguar për në QKUK.

    Veprimet policore ishin orientuar drejt identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit H.B., 37 vjeçar, me ç’rast është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 34 fishekë, një shufër metalike, një shufër gome, një palë pranga dhe një thikë.

    Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “lëndim trupor” dhe “armëmbajtje pa leje”. /Koha Ditore/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vr*au nënën e tij
    • Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet
    • B2 dhe A3 të KEK-ut pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes
    • KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore
    • Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet shoferi në Prishtinë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.