Vushtrria është një ndër ato qytete ku ndihet më së shumti atmosfera e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Që nga koha e pak para iftarit kur qytetarët nxitojnë për t’u furnizuar me pitalka e deri pas tij, pothuajse i gjithë qyteti ndodhet mes dinamikës e qetësisë.
Është edhe më interesante të shohim gjatë iftarit se si të gjitha rrugët e qytetit janë të boshatisura dhe pa asnjë veturë.
Qetësi totale mbizotëron në çdo rrugë e rrugicë të qytetit të Vushtrrisë, që për Kosovë vazhdon të jetë shembull sa i përket respektimit dhe përkushtimit ndaj muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Në vijim mund ta shihni edhe një video se si duken rrugët e qytetit të Vushtrrisë gjatë iftarit të sontshëm.