Albert Maxhuni nga Nisma për Kosovën, e ka konsideruar të pakuptimtë debatin rreth shtëpis së Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri ndërmjet Ramës dhe Kryetarit Tahiri, me ç’rast në rrjetin e tij social facebook ka thënë se është shumë e pakuptimtë kjo kur tani të gjithë e dimë se PDK për tri mandate nuk lëvizi për këtë punë.
Ai nuk e konsideroi pa fat as LDK dhe kryetarin e saj Xhafer Tahirin, për të cilën tha se premtoi se do të bënte diçka për Shtëpin e Kulturës, e bëri por jo atë që e premtoi.
Maxhuni tha se më mirë t’i lini fjalët e të përkushtoheni për atë që ju votoi qytetari dhe të ndaloni së shkatërruari qytetin e lashtë dhe të ktheni shpresën tek banorët e Komunës së Vushtrrisë.