Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy automjetesh.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bruznik të Vushtrrisë dje rreth orës 7:40.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia del në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe godet automjetin transportues të cilin e drejtonte viktima.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndryshe, sipas Policisë, në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar dhe 15 pa të lënduar.