Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    A prishet agjërimi nëse harron dhe konsumon diçka?

    21/05/2018 | 13:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka nisur muaji i shenjtë për muslimanët, Ramazani, e ndërkohë dilema e shumë besimtarëve ose thjesht kureshtarëve është se çfarë e prish agjërimin.

    Më poshtë një një listim i veprimeve që nuk e prishin agjërimin:Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë: Profeti (alejhi selam)thotë: “Kush harron gjatë agjërimit dhe ha ose pi diçka, le ta vazhdojë agjërimin sepse atë e ka ushqyer Allahu i Lartësuar.” (Buhariu & Muslimi).

    Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart.Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak: Dihet që është shumë e vështirë që njeriu të ruhet prej këtyre gjërave.Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Dhe nuk ju ka bërë ju vështirësi në fe.” Gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt.Përdorimi i misvakut nuk e prish agjërimin: Profeti (alejhi selam)e ka përdorur atë dhe ka thënë: “misvaku është pastrues për gojën dhe kënaqësi për Allahun.” (Nesaiu & Ibën Huzejme)

    Nuk duhet harruar se transfuzioni i gjakut dhe serumi e prishin agjërimin, pasi janë ushqyese për trupin e njeriut.

    Përcjellja e pështymës ose e ushqimit që ndodhet ndërmjet dhëmbëve, nëse është shumë pak.

    Futja e ujit në gojë, me kusht që të mos shkojë në fyt: Kjo ndodh kur marrim abdest apo kur shpëlajmë gojën për shkak të vapës.

    Lejohet gjithashtu edhe larja e trupit për freskim etj., se Profeti alejhi salatu ue selam e ka lagur kokën e tij gjatë agjërimit nga etja ose vapa, siç transmetohet nga Ahmedi dhe Ebu Davudi.

    Puthja e gruas, prekja, përqafimi etj. Kjo vlen për ato raste kur njeriu e kontrollon veten. Aishja r.a. thotë: “Profeti (alejhi selam)ka puthur gjatë agjërimit dhe ka qëndruar në intimitet, por ishte më i vetëpërmbajturi ndaj epshit të tij krahasuar me ju.” (Ahmedi)
    Ai që ha, pi ose bën diçka tjetër nga ato gjëra që e prishin agjërimin me mendimin se akoma nuk ka filluar dita e agjërimit.

    Ky person nuk e ka prishur agjërimin, pasi origjina është vazhdimi i natës dhe dyshimi i tij nuk merret në konsideratë.

    Provimi i shijes së ushqimit me majën e gjuhës nuk e prish atë.

    Larja e dhëmbëve, me kusht që pasta e dhëmbëve mos ta kalojë fytin.

    Shkulja e dhëmbëve ose kurimi i tyre, në qoftë se lëndët e përdorura nga mjeku nuk arrijnë në fyt.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.