Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka përkujtuar familjen Gërxhaliu të fshatit Studime të Vushtrrisë dhe dëshmorët e tjerë të rënë me 31 maj 1999, sot në fshatin Studime.
Kryetari Tahiri, përmendi Selatin Gërxhaliun i cili po në këtë datë të vitit 1999 ishte vrarë nga forcat serbe bashkë me 12 anëtarët e familjes së tij në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku më i vogli i familjes së tyre ishte vetëm 7 vjeç.
Gjithashtu në përvjetorin e 19 të rënies heroike, kryetari Tahiri përkujtoi edhe dy dëshmorë të tjerë të kombit: Xhamajl Gërxhaliu dhe Shahin Gërxhaliu.