Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hoxhaj: Bizneset arabe të interesuara të investojnë në Kosovë

    01/05/2018 | 17:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nën patronatin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës, është mbajtur sot në Prishtinë forumi i biznesit në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite.

    Në këtë forum, ku morën pjesë numër i madh i përfaqësuesve të bizneseve nga Kosova, dhe rreth 20 përfaqësues të bizneseve saudite, u diskutua për klimën e investimeve në Kosovë, praktikat e mira dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite.

    Mysafirëve iu drejtua zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, Khalid Abdulrahman AL Othman – presidenti i Saudi Mubadara Development Company, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve, si dhe Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në anën tjetër, ministrat Bedri Hamza, Valdrin Lluka, si dhe drejtori i KIESA-s kanë folur për përparësitë e të bërit biznes në Kosovë, ligjin e ri për investime strategjike dhe politikat fiskale të favorshme.

    Pas diskutimeve në konferencë, përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova dhe Arabia Saudite kanë pasur mundësinë të mbajnë takime të ndara me njëra tjetrën, ku kanë diskutuar plane dhe ide konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ekonomike.

    Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se bizneset arabe janë të interesuara të investojnë në Kosovë, duke përmendur fusha si industria e ushqimit, bujqësia, prodhimi dhe menaxhimi i mbeturinave, dhe shumë fusha të tjera.

    “Është një rast jashtëzakonisht i mirë që bizneset kosovare t’i vënë kontaktet dhe të bashkëpunojnë me bizneset e Arabisë Saudite, në projekte konkrete, të cilat do të ndikojnë në shtimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka thënë Hoxhaj.

    Palët janë pajtuar se së shpejti një forum i tillë do të mbahet edhe në Arabinë Saudite.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.