Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    100 mijë eurot u vodhën në shtëpinë e ish-deputetit të LDK-së

    28/05/2018 | 15:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mbi 100 mijë euro i janë vjedhur para dy netëve ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe të asamblistit të LDK-së në Prizren, Xhavit Ukaj.

    Ende nuk dihet se kush i vodhi paratë. Policia për këtë rast nuk ka asnjë të dyshuar.

    Hajnat para dy netësh kanë targetuar një shtëpi të pasur në fshatin Piranë të Prizrenit, dhe aty kanë arritur të vjedhin hiç më pak se 100 mijë euro.

    Lajmin për këtë vjedhje, e cila besohet se ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:20 deri në 22:30, e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në Prizren.

    Me rastin po merret Policia e Kosovës, ndërsa rasti është nën hetim.

    “Jemi në fazën e hetimeve. Për momentin nuk kemi asnjë të dyshuar”, i ka thënë Expressit, zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha. Ai thotë se rasti po vazhdon të hetohet.

    Ndryshe, ish-deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, është pronar i kompanisë “Fatoni” e cila ka në pronësi tregun e Prizrenit, pika të karburantit, e edhe një supermarket në fshatin Piranë./Zëri/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.