Fadil Bahtiri zëdhënes i LDK-së në Vushtrri, nuk ka mundur të qëndroj pa u kundërpërgjigj degës së PDK-së, i cili thotë se është i habitshum fakti se si ende PDK-ja në Vushtrri nuk po mundet ta pranoj humbjen e saj në zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe sukseseve të z.Tahirit. Ai poashtu konfirmoj se kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, është tepër i kujdesshëm në veprimet e tij të cilat i merr si Kryetar Komune duke pasur parasysh qeverisjes jo të mirë të PDK-së për 10 vite radhazi.
Sipas z. Bahtirit, Kryetari i Komunës në dy muajtë e parë ka bërë vetëm skanimin e gjendjes së Qeverisë së kaluar dhe atu kemi hasur shumë parregullësi, në dhënjen e kontratave, lëshimin e lejeve për ndërtim pa asnjë kriter, shpenzime marramenëse të parasë së qytetarëve të Vushtrrisë, keq menagjim të kontratave dhe projekteve, shkelje ligjore pothujase në çdo drejtori dhe instuticione tjera komunale, të cilat i kemi vlerësuar si të dëmshme për qytetarët e komunës së Vushtrrisë. Andaj, kryetari i komunës z. Tahiri, ka filluar punët me intenzitet të lartë pikërisht për shkak se qytetarët e Vushtrrisë kanë ngecur në shumë projekte madhore që janë jetike për qytetarët dhe qytetin e Vushtrrisë.
Zëdhënesi i LDK-së, thotë se punimet që do të fillojnë në këtë vit në rrugën Bukosh-Gllovotin, bëhen pikërisht për shkak të insistimit të Kryetarit të Komunës, i cili pandërprerë ka bërë përpjekje tek Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, për të filluar punën sa më parë në këtë vitë dhe për këtë është vlersuar lart ministri nga Kryetari i Komunës në vizitën që e ka bërë ky i fundit në zyren e Kryetarit, e ku prezent ka qenë edhe zonja Izmaku si pjesë e delegacionit ku është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së memorandumit në mes të ministrit dhe kryetarit për fillimin e rrugës Bukosh-Gllovotin “Ura Pestovë”, si dhe rruga Vushtrri-Nadakofc-Pestovë dhe Autostrada Stanoc-Mitrovicë. Andaj, ne vlerësojmë se projektet fillojnë vetëm atëherë kur ne jemi të gatshëm të realizojmë objektivat tona në inters të qytetarëve e kurrsesi për shkak të ëndrrave dhe dëshirave të PDK-së, që kishin ndodhur për një dekadë.
Sipas z.Bahtiri, thuhet se zonja Izmaku është ndjerë keq atë ditë kur ishte prezente në zyrën e Kryetarit Xhafer Tahiri, me të cilen thuhet se vet Izmaku e ka potencuar sa herë se, nuk po mundemi të pranojmë në veten tonë se si e humbëm pushtetin në Vushtrri, prandaj edhe nuk po i gëzohen dhe nuk po i pranojnë veprimet dhe sukseset e Kryetarit të Komunës. Mirë po ne ju bëjmë me dije se pushteti ka humbur pikërisht për shkak se qytetarët më nuk kanë dashur që PDK-së t’i besoj në udhëheqjen edhe për 4 vite e ardhshme dhe realizimi i projekteve që do të bëhen në këtë mandat janë pjesë e pogramit të Kryetarit të Komunës i cili e ka bërë publik në fushatë, andaj edhe po realizohet sipas parashikimeve e jo sipas iluziomeve dhe ëndrrave të PDK-së.