ji me të cilin furnizoheshin deri tani, rrezikon tu ndalet.
Qytetarëve të Komunës së Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt, Zveçanit dhe Drenasit, shpejt mund tu shuhet burimi i vetëm i ujit, në rast se krijohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Furnizim e këtyre qyteteve me ujë e bën Kompania Regjionale e Ujësjellësit në Mitrovicë dhe Ujësjellësi Regjional i Prishtinës, e që të dy ujin e marrin nga Liqeni i Ujëmanit, i cili gjendet në pjesën veriore të vendit. E në rast të krijimit të Asociacionit, drejtimin e këtij liqeni pritet ta marrë shteti i Serbisë, shkruan Gazeta Fjala.
Përveç rrezikut që të mbesin pa ujë të pijshëm, atyre edhe mund tu thahen tokat e kulturat e mbjella tu shkojnë dëm në mungesë të ujitjes. Kjo për faktin se një pjesë e madhe e ujit të këtij liqeni, përdoret edhe për furnizimin e bujqësisë me ujë për ujitje.
Por, marrjes së menaxhimit të Ndërmarrjes “Ibër- Lepenc” nga ana e serbëve të Veriut, sherrin do të ia shihnin edhe Termocentralet në vend e kompani të tjera.
Në bazë të të dhënave që janë të publikuara në faqen zyrtare të Ndërmarrjes “Ibër- Lepenc”, përpos që shfrytëzohet për pije e ujitje , uji i këtij liqeni përdorët edhe për ftohje të pajisjeve të Termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Përpos termocentraleve, një pjesë të këtij uji e shfrytëzon edhe Ndërmarrja “Ferronikeli”, shkruan Gazeta Fjala.
Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe do ta ndante edhe një pasuri tjetër të vendit. Vetëm një nënshkrim nga ana e Qeverisë së Kosovës, do ta ndajë Gjigantin Metalurgjik “Trepça” në dysh.
Nëse krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, pothuajse gjysma e Trepçës rrezikon ti mbetet Serbisë.
Miniera e Cërrnacit, Bellobrdës dhe Metalurgjia e plumbit në Zveçan gjenden në pjesën veriore të vendit.
Kufirin se deri ku mund të shkelin dhe gërryejnë njëra palë e përcakton edhe licenca që i është lëshuar minierave nga KPMM-ja.
Por, gjendja e minierave në vend në bazë të minatorëve që dikur punonin në to, lë shumë për të dëshiruar. Sipas tyre kapacitetet e minierave nuk po dinë të shfrytëzohen nga shteti./Infokusi/