Astronautja e re nga Vushtrria Pranvera Hyseni, si drejtuese e Astronomy Outreach of Kosovo, po e përfaqëson Kosovën në panairin më të madh në botë të astronomisë dhe hapësirës, “NEAF”, që po mbahet në New York, SHBA.
Pranvera po merr pjesë me ftesën e kompanisë më të njohur botërore të teleskopëve, “Celestron”.
Ajo, në emër të AOK-ut, do të prezentojë rreth historisë së astronomisë së Kosovës dhe ndryshimin që ka bërë përgjatë viteve të fundit.
Pranvera tha se ndjehet tejet e lumtur që në mesin e shumë astronomëve ndërkombëtarë, po përmendet edhe Kosova.