Ekipi vushtrrias ka organizuar dhjetë autobus për tifozët, të cilët do të shkojnë në Obiliq në përkrahje të bashkëvendasve të tyre në ndeshjen e zhvilluar ndërmjet ekipit vushtrrias FC Vushtrria dhe ekipit nga Obiliqi KF KEK-u.
Kjo ndeshje, do të zhvillohet për t’u përcaktuar se cili ekip do të inkuadrohet në superligë.
Ndeshja do të zhvillohet këtë të shtunë, më 21.04.2018 me fillim nga ora 15:00 në stadionin “Agron Rama” në Obiliq.