Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vushtrria me Task Forcë dhe me masa konkrete për adresim të keqpërdorimit të ujit të pijes

    24/04/2018 | 16:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me qëllim të adresimit të shqetësimeve nga KUR “Mitrovica” njësia në Vushtrri, lidhur me keqpërdorimin të ujit të pijes, Komuna e Vushtrrisë sot ka themeluar Task Forcë të veçantë por edhe ka aprovuar masat si në vijim për të siguruar ujë të pijes për qytetin gjatë sezonit të verës.

    Masat konkrete që janë aprovuar sot në takimin e drejtuesve të Komunës në krye me kryetarin Xhafer Tahiri, me Drejtorin e KUR “Mitrovica” njësia në Vushtrri, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin komunal janë:

    • Fabrika e ujit në Vushtrri do të shtojë prodhimin e ujit gjatë sezonit ku orari i punës do të zgjatet në 18 orë në ditë nga 12 sa është tani;
    • Ndalohet përdorimi i ujit të pijes për bizneset si autolarje; pastaj ndalohet përdorimi i ujit të pijes për ujitje të kopshteve apo pastrim të oborreve e trotuarve;
    • Të gjitha bizneset shërbyese në Vushtrri duhet të ndalojnë përdorimin e ujit të pusit, kjo me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve;
    • Me qëllim të rritjes së sigurisë sanitare, është marr vendim për inspektim të bizneseve hoteliere dhe të përgatitjes së ushqimit, nëse janë të lidhura apo jo në rrjetin e ujësjellësit.
    • Angazhimi i policëve të dedikuar për punë në komunitet për të marrë masa ndaj keqpërdorimit të uji kudo që e hasin policët apo inspektorët komunal.

    Task Forcën komunale do të udhëheqë Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Besim Muzaqi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.