Tifozi më flakët i Vushtrrisë Lulëzim Salihu Talaja, thërret qytetarët në përkrahje të ndeshjes së nesërme futbollistike e cila do të nis në ora 15:00, në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri.
Sipas Salihu-t, vetëm me përkrahje të fuqishme të lojtarëve tanë mund të arrihet deri në finale, duke përmendur se para katër viteve ekipi prishtinas tentoi t’a prish festën e kampionit.
Ai ftoi të gjithë në përkrahje te lojtarëve vushtrrias, në mënyrë që të dëshmohet se Vushtrria është qytet i futbollit.