Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Stanoc të Komunës së Vushtrri.
Këto homazhe janë bërë me rastin e shënimit të 19 vjetorit të rënies së dëshmorit Blerim Saraçi, i cili ishte luftëtar i UÇK-së.
“Do të jemi pranë të gjitha familjeve të dëshmorëve, të cilave iu shpreh respekt dhe admirim!” ka shkruar Tahiri në facebook.