Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka shpallur Aktgjykimin ndaj të miturit G.H, për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, ndaj të miturës R.G për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale” dhe ndaj të miturit L.LL për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.
I mituri G.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej 9 vite e 6 muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 17.09.2017 e tutje. /Telegrafi/.