Shoqata e fermerëve dhe qumështarëve të Kosovës kanë mirëpritur vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për të vendosur masë të përkohshme mbrojtëse për importin e qumështit nga Bosnje-Hercegovina.
Kjo shoqatë me këtë rast u ka bërë thirrje dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që të kryejnë obligimin e vet ligjor dhe të krijohet hapësirë për punë, transmeton Indeksonline.
Komunikata e plotë:
Lajmi i sotëm që Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë ka vendosur masë të përkohëshme mbrojtëse për importin e qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, është një ndër lajmet më të mira që kanë ndodhur në sektorin tonë në vitet e fundit.
Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë mes Bosnjës dhe Kosovës dhe jemi të gëzuar që zëri jonë më në fund është dëgjuar.
Falenderojmë këtë ministri për angazhimin që ka treguar kohëve të fundit në këtë drejtim dhe presim edhe vendime tjera me qëllim mbrojtjen e produkteve vendore të qumështit.
Me këtë rast u bëjmë thirrje edhe institucioneve tjera përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që të kryejnë obligimin e vet ligjor dhe të na krijojnë hapisërë për punë.