Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shëndetësia e Vushtrrisë me qendër të veçantë për diabetin dhe hipertensionin

    19/04/2018 | 13:56
    ????????????????????????????????????
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Qendrën kryesor të mjekësisë familjare në Vushtrri, sot është bërë lancimi i projektit të ofrimit të pakos së shërbimeve dhe këshillimeve për sëmundjet jo ngjitëse e në veçanti për Diabetin dhe hipertensionin.

    Me rastin e përurimit të kësaj qendre të parën të këtij lloji që do të bëhet në 6 qendra të Kosovës, ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i shëndetësisë, Granit Abdullahu, i cili tha se bashkë me partnerët e saj ministria e shëndetësisë por tregon se prioritet në zhvillimin e shëndetësisë ka edhe kujdesin parësor shëndetësor, për qytetarët e Kosovës.

    Ndërsa duke falënderuar gjithë institucionet që mundësuan krijimin e kushteve për kryerjen e këtyre shërbimeve e në veçanti Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Ministrinë e shëndetësisë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është shprehur se Komuna do të mbështetë të gjitha iniciativat që kanë për objektiv shëndetin e qytetarëve të Vushtrrisë, për të cilin tha se është edhe prioritet i qeverisjes lokale.

    Kjo pako e shërbimeve për diabet dhe hipertension, synon të përmirëson cilësinë e kujdesit shëndetësor duke vendosur standarde dhe praktika të mira ndërkombëtare si dhe të ofroj edukim më të mirë shëndetësor për pacientët të cilët janë në rrezik të zhvillimit të diabetit dhe diabetit, por edhe atyre që tashmë janë diagnostikuar.

    Në ceremoninë e kësaj qendre e cila ka edhe Shërbimin këshillimor në një hapësirë dhe me pajisje mjaftë moderne brenda QKMF në Vushtrri, kanë folur edhe përfaqësuesi i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim SDC, Bernhard Soland e cila e ka financuar këtë qendër si dhe Drejtori i Programit të Kujdesit shëndetësor të qasshëm dhe cilësor AQH, Manfred Zahorka si dhe drejtoresha e QKMF-së në Vushtrri, Luljeta Zahiti-Preteni.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.