Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rritja e performancës së trurit: Pemët dhe perimet që duhet t’i konsumoni

    19/04/2018 | 15:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sipas hulumtimeve të reja, ngrënia e perimeve dhe pemëve të caktuara mund ta rritë performancën e trurit në mënyrë drastike.

    Udhëheqësi i këtij studimi, Dr. Tamlin Conner, psikolog në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re, thotë se kampanjat e shëndetësisë kryesisht janë përqendruar në sasinë e pemëve dhe perimeve që njerëzit duhet t’i konsumojnë – ku pesë në ditë ka qenë këshilla kryesore.

    Sidoqoftë, tani ky studim i publikuar në revistën ‘Frontiers in Psychology’, ka zbuluar se për një shëndet më të mirë mendor, është e rëndësishme ta konsideroni mënyrën në të cilën janë përgatitur dhe konsumuar produktet e ndryshme.

    Shkencëtarët thonë se ushqimet që ndërlidhen me shëndet të mirë mendor janë karotat, bananet, mollat, spinaqi, lakra, frutat citrik, kiwi dhe kastraveci.

    Por, shkencëtarët thonë se këto ushqime duhet të konsumohen ashtu siç janë (aq më mirë kur i merrni direkt nga bahçja), pa u gatuar fare sepse proceset e tilla ua zvogëlojnë pemëve dhe perimeve nivelet e nutrientëve. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.