Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pse çiftet qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të dashuruar

    27/04/2018 | 16:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një anketim i kryer nga Universiteti Minho në Portugali, i cili ka përfshirë pothuajse 1,000 persona, ka zbuluar se përse çiftet qëndrojnë në lidhje edhe pse nuk ndihen të lumtur.

    Fillimisht vlen të ceket se rezultatet studimit të publikuar në revistën ‘Curreng Psychology’ e kanë konfirmuar se vërtetë që shumë çifte qëndrojnë të martuar edhe pse nuk e dashurojnë njëri-tjetrin më, transmeton Telegrafi.

    Pjesëmarrësit e studimit ishin ndarë në grupe, ndërkaq detyra e tyre kishte qenë ta imagjinonin veten në një martesë 10-vjeçare pa dashuri.

    A do të qëndronin bashkë apo do të shkurorëzoheshin? Secili grup kishte deklaruar diçka ndryshe!

    Njëri grup kishte thënë se nuk do të kishin qëndruar në lidhje për më shumë se një vit pa dashuri.

    Tjetri grup, si arsye për të qëndruar në një martesë të keqe kishte thënë se janë shtëpia e blerë së bashku dhe problemet financiare.

    Ndërkaq grupi i fundit – pra grupi i tretë – kishte thënë se do të investonin shumë për ta shpëtuar martesën, edhe nëse nuk ka mjaftueshëm dashuri për njëri-tjetrin.

    Rezultatet kështu treguan se 35% e personave do të kishin qëndruar të martuar për shkak të financave apo përpjekjeve për ta bërë lidhjen të funksionojë, dhe 25 për qind do të ishin ndarë pas një viti.

    Sipas autorëve të studimit, rezultatet tregojnë se personat mbesin të martuar në mënyrë që pasuria dhe përpjekjet e tyre për një lidhje më të mirë mos të shkojnë huq, dhe se këto dy gjëra kanë vlerë më të madhe sesa dashuria e lumturia. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.