Ndeshja e zhvilluar sot, ndërmjet ekipeve FC Vushtrria dhe KF KEKu nga Obiliqi, ka përfunduar me rezultat 1-1.
Jeton Topalli nga ekipi vushtrrias, ishte ai i cili barazoi rezultatin e ndeshjes kundër ekipit nga Obiliqi.
Ndeshja filloi në ora 15:00 dhe zgjati deri në orën 16:46. Ndërkohë që gjatë ndeshjes zhvillohej një tifo e madhe për ekipin nga Vushtrria, ku ishin mbledhur gjithësej 2000 tifozë në përkrahje të ekipit FC Vushtrria.