Është një ndër projektet me jehonën më të madhe gjatë fushatës zgjedhore, por edhe pas saj, të cilin e ka vënë aq shumë në pah vet kryetari aktual i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Projekti për të cilin janë ndarë edhe mjetet për realizimin e tij, pritet të filloj së shpejti e kjo ka bërë që të bie edhe në “vesh” të organizatave ndërkombëtare.
Është organizata “Emerging Europe” ajo e cila i ka dedikuar një artikull Parkut të Ri Industrial në Lum të Madh.
“Kosova krijon një park të ri Industrial” është titulli që kjo gazetë i ka dedikuar këtij projekti madhor në Komunën e Vushtrrisë.
“Parku industrial në Vushtrri është investimi më i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Vushtrrisë në 20 vitet e fundit”, i ka thënë Xhafer Tahiri, kryetar i komunës së Vushtrrisë, organizatës Evropa në Zhvillim.
Evropa në zhvillim është një think-tank i bazuar në Londër i angazhuar për të nxitur zhvillimin social dhe ekonomik të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rajonin.