Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nesër kujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, bllokohen tri rrugë në Prishtinë

    22/04/2018 | 11:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nesër tri rrugët kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura për dhjetë minuta, duke shënuar kështu ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

    Aty do të realizohen tri përformanca artistike dhe sensibilizuese, ku do të jenë të përfshirë edhe autoambulanca dhe Policia.

    Sipas njoftimit, përformancat do të nisin në ora 12:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:10, në rrugën ‘Garibaldi’, përbri Hotelit Grand, në vendkalim të këmbësoreve, rrugën ‘Agim Ramadani’, para Hotel ‘Sirius’, në vendkalim të këmbësoreve dhe Rrugën ‘Luan Haradinaj’, para New Born, në vendkalim të këmbësoreve.

    I gjithë aktiviteti zhvillohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor “Impact”.

    “Shënimi i kësaj dite ka për qellim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.